Mahnitës në rolin Jim Morrison në filmin ‘The Doors’, i paharrueshëm së bashku me Tom Cruise në filmin ‘Top Gun’, dhe shpesh i nënvlerësuar për rolin e protagonistit në Batman — janë pak aktorët aq intrigues sa Val Kilmer.
Joel Schumacher, regjizori i Kilmer në filmin ‘Batman Forever’, e quante atë ‘psikotik’ dhe ‘personi më i trazuar që kishte njohur’.
Aktori njihej më parë për problemet me ‘menaxhimin e stresit’ që kur iu dorëzuan dokumentet e divorcit në setin e xhirimit të filmit “Ishulli i Dr. Moreau”.
Prej atëherë gruaja e tij, aktorja britanike Joanne Whalley, e ka çuar atë dy herë në gjykatë.
Divorci i tyre u krye gjatë historisë romantike të Kilmer me modelen Cindy Crawford, në të njëjtën kohë kur ish-gruaja e akuzonte se flirtonte me kameriren e pizave dhe se nuk siguronte një strehë për fëmijët e tyre.
Pikërisht këta fëmijë — Mercedes, 29 vjeçe, dhe Jack, 26 — ishin dje në Festivalin e Filmit në Kanë, duke dhënë mbështetjen e tyre për ‘Val’, dokumentarin për jetën e babait te tyre Kilmer.
Në film tregohet për rolet e shumta gjatë katër dekadave të tashmë 61-vjeçarit, si dhe për jetën e tij private. Vetë aktori duket se flet në të me anë të një aparati, që besohet se vjen si rezultat i kancerit në grykë, me të cilin u diagnostikua në 2015.
Kilmer fillimisht e mbante private sëmundjen e tij, teksa u largua gradualisht nga skena e Hollywood.
Revista ‘Variety’ e quante dokumentarin ‘një portret i ndjerë, që sjell talentin e Kilmer, inteligjencën dhe aftësinë e tij për sabotazh’, edhe pse e krahason pamjen aktuale të Kilmer me një “relikë të prishur të asaj që ishte dikur”.
Si i biri i një pronari të madh tokash në Arizona, Val Kilmer ka qenë gjithmonë i mbajtur me kosto të larta.
Kanceri ka lënë pasojat e vetë te Kilmer, teksa disa pjesë nga fjalët e tij janë shoqëruar me titra, pasi zëri i ashpër mezi kuptohet. Në të tjera episode. Djali i tij shërben si narrator i tregimit.
Në film Kilmer flet për tragjeditë kryesore të jetës së tij, siç ishte vdekja e të vëllait Wesley — i cili u mbyt në vasjë gjatë një krize epileptike kur ishte vetëm 15 vjeç.
Suksesi i tij i parë erdhi në 1984 me komedinë Top Secret! që më pas i solli rolin në filmin e aksioni Top Gun në 1986, përkrah Tom Cruise.
I konvertuar në anëtar i komunitetit fetar amerikan “kristian shkencëtar”, për sëmundjen e tij ai reagonte duke “larguar frikën me lutje” në mënyrë që “trupi të mos e manifestojë më sëmundjen”.
Besimi i tij thotë se sëmundja është në fakt “sugjerim i kancerit dhe jo fakt i vërtetë”. Por rrjedhimisht Kilmer pranoi trajtimin mjekësor, pas lutjeve të familjarëve të tij që nuk i përkasin kësaj feje.
Në vitin 2016 aktori Michael Douglas, i cili ka mbijetuar kancerit të gojës, përmendte faktin se edhe Kilmer po vuante nga sëmundja: Kilmer reagoi me një postim në Facebook duke thënë se ‘nuk kam asnjë kancer’.
Vitin e kaluar ai ka thënë: “Kur ata më pyetën unë nuk kisha kancer. Është njësoj sikur të pyesin ‘Ke ndonjë kockë të thyer?’ Dhe nëse e ke thyer kur ke qenë në shkollë të mesme, do të thuash jo. Unë lutesha, dhe ky ishte trajtimi im për sëmundjen”.’
Top Channel