Reperi i njohur shqiptar , Capital T ditën e nesërme do të na prezantojë ëme projektin e tij më të fundit muzikor të quajtur “Buzëqeshje”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram, ku ka publikuar një pjesë të shkëputur nga klipi i ri.

Protagoniste në videoklipin e artistit po ashtu është modelja nga Shqipëria, Nevina Shtylla, e cila u zgjodh “Miss Shqipëria” në vitin 2010.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për prurjen e radhës të artistit 29-vjeçar.

Projekti i ri vjen pas këngës “Magji” që solli në bashkëpunim me artistin Kidda.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel