“Me flokë të shkurtra e të zeza”/ Bebe Rexha si nuk e keni parë kurrë, publikohet traileri i filmit (Pamjet)

09/07/2021 19:11

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha po korr sukses të madh në muzikë, ndërsa prej muajsh ka njoftuar se do të bëjë debutimin si aktore në filmin e ri “Queenpins”.

Krijuesja e shumë hiteve së fundmi ka shpërndarë në rrjetet sociale trailerin e filmit, në të cilin po ashtu shfaqet në një pjesë me flokë të zeza me një pamje krejtësisht tjetër.

Artistja me prejardhje nga Dibra ka thënë se ndihet e entuziazmuar me filmin në të cilin ajo luan përkrah aktorëve të famshëm të Hollywood-it si Vince Vaugn e Kristen Bell.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)


“Jam e entuziazmuar të shpërndajë debutimin tim në filmin Queenpins, përkrah Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly”, ka shkruar artistja.

Filmi ndërkaq parashikohet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti.

Edhe artistja tjetër Dua Lipa njoftoi sot se do jetë pjesë e filmit  “Argylle” të realizuar nga Matthew Vaughn.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel