Gjysma e konkurrenteve të bukurisë në spektaklin ‘Miss Mexico’ ishin infektuar me koronavirus pasi organizatorët i këshilluan të mos ankoheshin për simptomat e kollës dhe temperaturës, raportonin mediat.
Pas marrjes së informacioneve anonime për simptomat, autoritetet nisën testimet për infektime mes vajzave në konkurim.
Para spektaklit vajzat kishin udhëtuar në një shkollë pranë kenionit panoramik ‘Copper’.
Vendi menaxhohet nga murgeshat katolike dhe i shërben fëmijëve të komuniteteve indigjene Tarahumara. Ndërsa modelet shpërndanë furnizime shkollore dhe pozuan për foto me nxënësit.
Konkurentet kishin nisur aty simptomat dhe spektakli i të shtunës u zhvillua në format të reduktuar, duke shpallur fituese Karolina Vidales nga shteti Michoacan, e cila do të përfaqësojë më tej Meksikën në kompeticionin Miss Bota.
Eduardo Fernandez Herrea, ministri i shëndetësisë së shtetit verior meksikan Chihuahua, tha se 15 nga 32 konkurentet kishin marrë virusit.
Herrera tha për mediat se vajzat kishin marrë rezultat negativ para konkurimit, por më tej ishin shfaqur simptomat dhe testimet u përsëritën, shkruan Sun.
Zyrtarët shëndetësorë në Chihuahua akuzuan organizatorët për mungesë bashkëpunimi dhe tentativë për të mbuluar infektimet me Covid.
Meksika deri tani ka regjistruar një total prej 2,549,862 raste me Covid dhe 233,958 vdekje nga pandemia sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins University.
Top Channel