“Ndryshimet në radhët e policisë si ndërrimi i gomave” Murrizi: 62 oficerë të Sigurimit të Shtetit në detyrë

07/07/2021 13:23

Deputeti Myslim Murrizi sërish ka hedhur akuza të rënda ndaj disa prej anëtarëve në Kuvend duke përmendur ndryshimet në radhët e policisë.

Këto ndryshime ai i ka ironizuar duke i krahasuar me servilin e makinave dhe ndërrimit të gomave, ku sipas tij krerët e policisë në vend janë njësoj.

Sipas Murrizit, në radhët e bluve ka akoma anëtarë të partisë komuniste, ku 62 janë oficerë të sigurimit, 71 të shërbimit infomativ, 12 nga kontrolli i brendshëm e në shumë institucione të tjera të rëndësishme në vend si KLP apo KLGJ.

Është hera e parë që nga kjo anë nuk ka asnjë anëtar të partisë së Punës, asnjë, ftoj mediat të investigojnë. Nga 42 deputetë nga krahu këtej, që janë sharë nga spiunët e sigurimit në studio televizive. Si mund ta besoja se ka post komunizëm kur nuk ka institucion kushtetues. Po veproni si servis që ndërron gomat, të djathtën e vendos pas e të majtën e vendos para, por ato njësoj janë . 62 janë oficerë të sigurimit, 71 shërbim infomativ, 12 kontrolli i brendshëm, në KLP në KLGJ në drejtësi e vejë hallit këtu. nga mars ii 2019 të paktën nga ky krah për herë të parë nuk pati asnjë anëtar të PPSH që të ketë dy apo tre emra. Duhet t’u thuhet fëmijëve në shkollë që regjimi ka pushkatuar mbi 6 mijë shqiptarë, 6 mijë rezultojnë të zhdukur dhe s’kanë varre. Në 45 vite shqiptarët janë burgosur.  Janë 11 mln euro abuzime,  PD-PS merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. SPAK të gërmojë për abuzimet me tenderat. Suksese të zgjedhurve të 25 prillit, atyre që do të vijnë. U bëj thirrje ta lejnë këtë teatër. Avokatja e popullit vijon të jetë në krye për shkak të fejesës së 17 majit tuaj”, tha Murrizi.

Top Channel