“Më risollën në jetë”, Eni Vasili poston foton e parë të vajzave: Takimi ynë i parë ishte një magji

07/07/2021 10:44

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eni Vasili u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë dy binjake.

Gjendja shëndetësore e moderatores dhe e binjakeve është e mirë, ndërkohë që sot Vasili ka postuar një foto mjaft të ëmbël, ku shfaqen duart e vogëlushes dhe nënës së tyre.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me ri sollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin”, shkruan Eni Vasili bashkangjitur fotos.

Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, ka thënë ajo.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel