U mbyll edhe koha shtesë në barazim 1-1 mes Italisë dhe Spanjës duke bërë që finalisti i parë i Euro 2020 të dalë nga penalltitë.

Në 15 minutat e para të kohës shtetsë Spanja ishte më kërkuese duke iu afruar dy herë golit me Moratan dhe Olmon por nuk kishte qartësinë e duhur për të shënuar. Ndërkohë në shtesën e dytë ra në sy lodhja e të dy ekipeve.

Italia arriti të shënojë me Berardin por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Tashmë gjithçka vendoset nga penalltitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA