Rrëfimi i dhimbsur i nënës që humbi bijën e vogël pasi kapërdiu baterinë (fotot)

06/07/2021 20:23

Një nënë nga Stoke-on-Trent në Britani, bija e vogël e të cilës vdiq pasi kapërdiu një bateri të vogël telekomande, thotë se do të luftojë në emër të saj për të shpëtuar jetë të fëmijëve të tjerë që mund të përfshihen në incidente të tilla shtëpiake.

Vajza dy vjeçare e Stacy-Marie Niklin, Harper-Lee, vdiq në spital pasi futi në gojë një bateri të vogël në formë kopse. Objekti ishte hequr lehtësisht nga një telekomandë dhe i shkaktoi  Harper-Lee plagë fatale të brendshme.

35-vjeçarja Stacy Nicklin kërkon tashme ndryshim të legjislacionit vendas, për të bërë që vdekja e  Harper-Lee “të mos vlejë për asgjë”.

“Harper zgjohej mes orës gjashtë e shtatë. Ajo zbriste dhe kërcente apo këndonte pak, sepse këtë pëlqente të bënte, pastaj bënte zhurmat e derrkuces Peppa, pasi nuk e thoshte dot emrin e saj ende”, thote gruaja.

Zonja Nicklin tregon me tej me dhimbje se kishte shkuar në punë duke lënë Harper me bijën e madhe, e cila dy orë më vonë i telefonoi për t’i thënë se diçka nuk shkonte. E bija i tregoi më në celular se Harper ishte shtrirë e gjakosur, dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Pas dy orë paniku në spital, Nicklin thotë se kirurgu doli për ta pyetur nëse Harper-Lee kishte gëlltitur gjë. “I thashë se nuk dija gjë, atëherë ai më tha se ka gëlltitur një bateri në formë kopse te aparateve shtepiake”, thotë nëna.

Bateria kishte çarë ezofagun e saj dhe një arterie madhore gjaku, ndersa e vogla u shpall e vdekur rreth orës 11 të darkës.

Zonja Nicklin thotë se ajo dhe bijat e saj shkojnë përditë te varri i Harper-Lee. “Harper ishte nga ato që nëse uleshe, nuk të linte të uleshe. Thoshte ‘Mami dua këtë’. Tani pas pesë javësh nga vdekja e saj kam qëndruar ulur kaq shumë, dhe është diçka që urrej”.

Zonja Nicklin thotë se e dinte se pas vdekjes së Harper-Lee, duhet të bënte diçka për t’u siguruar që asnjë fëmijë tjetër të mos vdiste ashtu siç vdiq ajo. Nisi të studionte për rreziqet e baterive të vogla dhe u tmerrua kur zbuloi se ato kishin shkaktuar vdekje të fëmijëve që prej viteve 1970-të kur ishin shpikur.

“Ata ishin të gjithë fëmijë nën dy vjeç. Përse nuk është bërë asgjë? Bateritë kishin qenë prapa librave të fëmijëve për të prodhuar zhurmat e kafshëve, ose në kartolinat e urimeve për të bërë muzikë.”

“Nëse Harper mundi ta nxirrte atë nga pulti, një tjetër fëmijë mund ta nxjerrë nga kartolina apo lodra. Unë gjeta pultin ditën tjetër, me baterinë e hequr me kapakun që hapej krejt lehtësisht, ato mund të bien edhe vetë prej aparatit. Nuk ka asnjë paralajmërim, asnjë vidë”.

Mesazhi i zonjës Nicklin për prindërit është i thjeshtë: “Kontrolloni çdo gjë, çdo objekt në shtëpi. sa do të kisha dashur ta bëja edhe vetë. Unë do të përpiqem të bëj diçka, për t’i bërë aparatet më të sigurta. Nëse nuk mund t’i ndaloj, të bëj të shtohen masat e sigurisë. Të paktën bebja ime s’do të jetë vdekur kot”, thotë gruaja e lënduar.

FOTO GALERI
2/3
35-vjeçarja Stacy Nicklin kërkon tashme ndryshim të legjislacionit vendas, për të bërë që vdekja e Harper-Lee “të mos vlejë për asgjë”.

Top Channel