Mashtrim dhe marrje dhuratash shtetërore, shpallen fajtorë Imran Khan dhe bashkëshortja e tij, i shtohen vitet e dënimit me burg 20/12 20:08
Këto janë momentet shokuese kur një arkë me fishekzjarre të festës së 4 korrikut në SHBA shpërthyen para kohë në plazhin e Ocean City.
Shpërthimi dramatik u kap në kamera nga plazhistët, shumica e te cileve që vraponin për t’u strehuar.
Pamjet tregonin shtëllunga të mëdha tymi në zonën e shpërthimit, i cili ndodhi pak para lëshimit për festën e pavarësisë më 4 korrik.
Zjarrfikësat e qytetit Ocean City thanë se kishte ndodhur një “shkarkim i paqëllimshëm fishekzjarresh para lëshimit të planifikuar në plazhin e qytetit, por nuk u shkaktuan plagosje ndaj pushuesve apo kalimtarëve. Një punonjës i kompanisë së fishekzjarreve pësoi disa plagë të vogla por refuzoi të dërgohej në spital.
Top Channel