Momentet shokuese kur fishekzjarret ‘e Pavarësisë’ plasin në plazh, tmerrojnë pushuesit në SHBA (fotot)

05/07/2021 16:20

Këto janë momentet shokuese kur një arkë me fishekzjarre të festës së 4 korrikut në SHBA shpërthyen para kohë në plazhin e Ocean City.

Shpërthimi dramatik u kap në kamera nga plazhistët, shumica e te cileve që vraponin për t’u strehuar.

Pamjet tregonin shtëllunga të mëdha tymi në zonën e shpërthimit, i cili ndodhi pak para lëshimit për festën e pavarësisë më 4 korrik.

Zjarrfikësat e qytetit Ocean City thanë se kishte ndodhur një “shkarkim i paqëllimshëm fishekzjarresh para lëshimit të planifikuar në plazhin e qytetit, por nuk u shkaktuan plagosje  ndaj pushuesve apo kalimtarëve. Një punonjës i kompanisë së fishekzjarreve pësoi disa plagë të vogla por refuzoi të dërgohej në spital.

FOTO GALERI
1/5
Një arkë me fishekzjarre të festës së 4 korrikut në SHBA shpërthyen para kohë në plazhin e Ocean City.

Top Channel