Kina nis ‘vendosjen’ në Afganistan me projektin $62mld të investimeve, pas largimit të parakohshëm të SHBA (fotot)

05/07/2021 15:53

Teksa trupat amerikane dhe të NATO-s vazhdojnë tërheqjen nga baza e tyre kryesore ushtarake e Afganistanit, Kina ka nisur negocjatat me autoritetet e Kabulit për zgjerimin e projektit të saj $62 miliardë të korridorit ekonomik Kinë-Pakistan, si pjesë e iniciativës globale “Brez e Rrugë” të Pekinit.

Projekti ndërkombëtar i nisur në 2013 nga presidenti kinez Xi Jinping, dhe i përfshirë në kushtetutën kineze në 2017, përshkruhet nga zyrtarët e Pekinit si projekti global i infrastrukturës që do të lidhë më nga afër Kinën me pjesën tjetër të botës.

Largimi i trupave NATO-s nga Afganistani vjen pas kërcënimeve të grupeve Talibane për ta bërë këtë para skadimit të afatit të tyre të 11 shtatorit, përndryshe do të përballen me sulme, shkruan DailyMail.

Kreu rajonal taliban Suhail Shaheen ka thënë se njerëzit e tij nuk do të ndërhyjnë me misionet diplomatike në vend, por do të reagojnë nëse “forcat pushtuese” mbeten aty.

Më shumë se 1,000 trupa afgane janë larguar në veri të vendit drejt Taxhikistanit fqinjë, pasi u dënuan prej luftëtarëve xhihadistë që po marrin kontrollin e zonave të gjera të vendit.

Kina tha se skema e saj miliardere për Afganistanin do të kompletohet deri në vitin 2049, dhe është pjesë e projekteve të infrastrukturës që Pekini ka përgatitur nga Afrika deri në Evropë, duke ofruar hua kolosale për të fituar influencë në territore që më parë influencoheshin nga Perëndimi.

Një prej elementëve të projektit është një autostradë madhore që do të ndërtohet mes  Afganistanit dhe qytetit veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar.

Kina po tentonte prej vitesh për të joshur Afganistanin në projektin e saj ndërkombëtar teksa Kabuli kishte refuzuar deri tani për të mos prishur lidhjet me SHBA. Por tani që kjo e fundit po largohet nga baza e Bagram, vakumi pritet të mbushet së shpejti nga Pekini.

FOTO GALERI
5/7
Ndertimi i portit te Gwadar, Pakistan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA