Burri kontrollues vret të dashurën me 47 goditje thike, filmon skenën e vdekjes (fotot)

05/07/2021 18:10

Në gjyqin e autorit së vrasjes makabre të Nicole Porciello u luajt video e momenteve të saj të fundit teksa luftonte për jetën dhe përpiqej të shpëtonte nga partneri vrasës Jan Poepl; Familjarët e saj në sallë zgjodhën të mos e shihnin.

Grupet e shpëtimit erdhën në skenën e një aksidenti në Vancouver, Kanada, për të shpëtuar një burrë të bllokuar brenda mjetit.

Shoferi i identifikuar si Jan Poepl, nuk shpjegonte sot si kishte ndodhur aksidenti, por teksa policia kërkonte rrotull skenës për të përcaktuar rrjedhën e ngjarjeve, ata zbuluan një grua thuajse të vdekur, në një liqen të vogël aty pranë.

Gruaja e identifikuar si Nicole Porciello ose Nicole Hasselmann, kishte qenë pasagjere e mjetit dhe kishte rënë nga më shumë se 10 metra pasi fuoristrada ishte përplasur me një shtyllë elektrike.

Kur mjekët po hetonin plagët e saj, ata zbuluan diçka akoma më makabre. 34 vjeçarja përveç plagëve të aksidentit kishte dhe 47 goditje thike.

Nicole e Jan kishin qenë një çift me disa ndërprerje, prej thuajse shtatë vitesh.

Jan ishte agjent imobiliar kurse Nicole mësuese ndihmëse në shkollën  mesme Templeton në Vancouver. Ajo ishte gjithashtu nënë e një djali 10-vjeçar.

Të gjithë komentonin sesi Nicole ishte e përkushtuar ndaj nxënësve të saj dhe nuk e kuptonin si vazhdonte të përpiqej të bënte të funksiononte marrëdhënien e saj me Jan, megjithë natyrën e tij xheloze e kontrolluese.

Jan kishte shfaqur përherë natyrën abuzive ndaj Nicole. Ai ishte xheloz për burrat por dhe për shoqet e Nicole. Çifti lidheshin e ndaheshin, teksa Nicole pranonte vazhdimisht t’i jepte një tjetër shans.

Ajo kishte frikë nga Jan dhe ishte bërë e qartë se kontrolli i tij ndaj të dashurës bëhej gjithnjë e më i fortë.

Në nëntor 2018, nëntë ditë para përplasjes, ata ishin ndarë përsëri. Nicole kishte nisur të shoqërohej me një burrë tjetër dhe kjo kishte ndezur përsëri xhelozinë e Jan.

Mbrëmjen e 16 nëntorit, Jan kishte marrë Nicole në makinë kur djali i saj ishte në një praktikë hokeji. Ata kishin nisur të debatonin dhe Jan nxorri dy thika kuzhine dhe e qëlloi atë 47 herë me to. Teksa gruaja vdiste nga humbja e gjakut, Jan nxorri celularin e tij dhe nisi të filmonte skenën.

Këto pamje u transmetuan më vonë në gjykatë. Aty shihej Nicole e mbuluar me gjak, duke luftuar dëshpërimisht për jetën. Teksa tentonte të shpëtonte jetën e saj, ajo dëgjohet që i thotë Jan se “e donte”.

Por në vend që të ndihmonte Nicole, Jan nuk tregoi asnjë shenjë pengesë dhe i tha gruas fatkeqe se sulmi ishte ‘për faj të saj’.

Jan nuk kërkoi ndihmë por la Nicole për gati dy orë të shuhej në makinë, teksa dërgonte email-e, duke përfshirë dhe dorëheqjen e tij nga puna.

Më pas ai me makinën dhe Nicole në të në grahmat e fundit të jetës, doli në autostradën e Barnet ku mendoi të inskenonte përplasjen, që të bënte të dukej se Nicole kishte vdekur si rezultat i aksidentit.

Ai shtoi shpejtësinë dhe përplasi makinën me shtyllën e ndriçimit, ndërsa Nicole që nuk mbante rrip sigurie fluturoi menjëherë jashtë makinës.

Familja e miqtë e Nicole e përshkruanin atë si “një qiri i shndritshëm” që u shua, por që do të ndriçojë gjithmonë në zemrat e tyre.

Gjykatësja quante veprimet e Jan “mizore, çnjerëzore dhe vetë-absorbuese”. Ajo shtonte se regjistrimi i videos tregonte “mungesë të habitshme pendese” për gruan që pretendonte se dashuronte.

Më 13 prill 2021, Jan iu dha dënim i përjetshëm, me një minimum prej 15 vjetësh prapa hekurave. Familjarët e Nicole thonin se ky ishte një dënim qesharak për një burrë që kishte vrarë një grua të re, nënë e një fëmije, në mënyrë kaq brutale.

FOTO GALERI
3/6
Vrasesi inskenonte përplasjen, që të bënte të dukej se Nicole kishte vdekur si rezultat i aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA