Boeing-u duke rënë në det, piloti habit me qetësinë “olimpike”!

05/07/2021 19:43

Një avion transporti Boeing kreu ulje të detyruar së fundi pranë Honolulut, por ajo që befasoi ishte fakti që përgjatë gjithë momentit të vështirë i cili mund të kishte përfunduar në tragjedi, dy pilotët arritën të ruanin qetësinë.

Pasi lajmëruan për një defekt të rëndë në motor, ata tentuan të mbërrijnë aeroportin, por nuk ia dolën. E vetmja zgjidhje mbetej ulja e detyruar në ujë. Teksa njoftonte kullën e kontrollit për gjendjen, njëri nga pilotët tha: “Nuk e shoh aeroportin, lajmëroni pak rojet bregdetare”!

Transair Flight 810 duhet të udhëtonte drejt Honolulut nga aeroporti i Kahului, por gjërat nuk shkuan sic duhet. Fatmirësisht, rojet bregdetare mbërritën në kohë dhe i shpëtuan të dy pilotët, të cilët u dërguan me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Njëri prej tyre, 50 vjeç është në gjendje me të rëndë, për shkak të një goditjeje në kokë dhe disa të çarave. Piloti tjetër 58 vjeçar mbetet në kujdes intensiv.

Burime thane për AFP se avioni, një Boeing klasik 737, është në përdorim prej të paktën 33 vjetësh. Një zëdhënëse e Boeingut pohoi se kompania u informua mbi incidentin e Honolulut dhe po e monitoron me kujdes situatën, ndërsa po punon njëkohësisht për të mbledhur informacione të mëtejshme mbi ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA