‘Jam ngjyra që kam qenë gjithmonë’/ Iggy Azalea refuzon akuzat se tenton të duket ‘me ngjyrë’ në videon e re për tërheqjen e audiencave (fotot)

03/07/2021 15:21

Këngëtarja amerikane Iggy Azalea ka refuzuar ashpër akuzat se tenton të duket “me ngjyrë” në videon e saj të re muzikore “I Am The Stripclub”.

Reperja 31 vjeçare u kritikua nga përdoruesit që thonin se me makiazhin e saj pretendonte të dukej si “afro-amerikane” apo racë e përzier, duke thënë se akuzat ishin “qesharake dhe të pabaza”.

Teksa mbronte sjelljen e saj, Iggy u tha dje kritikëve se “përdor makiazhin që kam përdorur prej vitesh”.

“Jam ngjyra që kam qenë gjithmonë, jam në një dhomë me ndriçim të zbehtë e më drita të kuqe. Është i njëjti makiazh që kam përdorur për të gjitha pjesët e tjera të videos, vetëm pak ‘sy të tymosur’ dhe një paruke më të errët. Lëri ata të flasin”, shkruante Azalea teksa publikonte foton e setit të makiazhit Armani që pretendonte se përdorte.

Kur një nga fansat pyeti Iggy të sqaronte konfuzionin mbi faktin se po përpiqej të dukej me ngjyrë, ajo u përgjigj: “S’më plas fare, në djall vafshin”.

Një tjetër ankimuesi Iggy i përgjigjej: “Ndoshta interneti mund të ndjekë në fillim videon time muzikore para se të akuzojnë se po  përpiqem të hiqem si dikush tjetër. Nuk merrem më me këtë”.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA