200 skelete të paprekura mesjetare gjenden të varrosura në plazhin britanik (fotot)

03/07/2021 18:00

Në një zbulim të pabesueshëm, rreth 200 skelete që besohet se datojnë prej shekullit të 6-të janë gjetur në varre masive në një prej plazheve më të bukura të Britanisë.

Varreza mesjetare kishte mbetur e fshehur në rërën e plazhit të Uells prej më shumë se 1000 vjetësh derisa u ekzpozua së fundmi prej motit të stuhishëm dhe erozionit natyror.

Arkeologët zbuluan varret disa dhjetra centimetra nën sipërfaqen e rërës në gjirin Whitesands, në Pembrokeshire.

Vendi besohet se është një treg mesjetar me kufomat që i përkasin komuniteteve më të hershme kristiane.

Të gjitha kufomat ishin vendosur me kryet nga perëndimi dhe nuk kishin sende personale me vete, sipas traditave të varrosjes së kristanëve të lashtë.

Grupet arkeologjike të Universitetit të Sheffield janë tashmë në një garë me kohën për të mos lënë qe varret të shpërbëhen në det, për të zbuluar të tjera sekrete që mund të gjenden nën dunat.

Arkeologja Jenna Smith tha: Është një zbulim shumë i rëndësishëm pasi ruajtja e kockave në rërë është e përkryer”.

“Kemi zbuluar rreth 90 varre në tre javët e fundit, kjo është një foto e përkryer e asaj epoke, që nuk e gjen kollaj në Uells”.

Disa prej skeleteve u gjetën në ciste – varre të shënuara me gurë e pllaka, sipas traditave të zakonshme të praktikuara në Britaninë perëndimore në kohët mesjetare.

Më i vjetri prej tyre duket se i përket një funerali të epokës së bronzit. Analizat e radio-karbonit tregonin se i përkisnin shekujve të 6-të e të 11-të.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA