Një 27-vjeçar është arrestuar ost në Berat, pasi u kap duke shkarkuar pllaka guri dekorativë nga një kamion.
Njoftimi i policisë:
Vijon zbatimi i planit të masave për mbrojtjen e territorit dhe parandalimi e krimeve mjedisore. Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin e krimeve mjedisore dhe mbrojtjen e territorit, shërbimet policore kanë goditur një rast të krimeve mjedisore, në fshatin Bogovë.
Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik është proceduar penalisht shtetasi D. L., 27 vjeç, banues në Skrapar, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Bogovë, duke shkarkuar nga një mjet tip kamion pllaka guri dekorativ, të cilat ishin të pashoqëruara me faturë tatimore.
Gjithashtu, këtij shtetasi iu gjetën edhe dy punonjës të pasiguruar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Top Channel