Edicioni i 17 i festivalit ndërkombëtar të Monodramës Albamono në Maliq ka nisur me dokumentarin kushtuar mjeshtrit Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta këtë fillim viti.
Trupa nga Shqipëria, Spanja, Bulgaria, Rusia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Rumania do të jenë pjesëmarrës në edicionin e 17 të këtij festivali.
Për organizatoret ky mbetet një event i rëndësishëm për qytezën e Maliqit ndërsa artistet pjesëmarrës për shkak të pandemisë dhe kushtëzimeve prej vitit të kaluar e shohin si një mundësi të mirë për të marrë nga publiku emocionet e munguara.
Drejtor i Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka”: Vij nga Serbia, dhe është shumë Kënaqësi që të jem pjesë e këtij festivali. Duhet të them që të vijnë njerëz nga Rusia, Bosnja, Shqipëria, Spanja është diçka e mrekullueshme dhe në një zë uroj të zgjidhet performuesi më i mirë këtë vit. Është e rëndësishme që aktivitete të tilla të rikthehen pasi na kanë munguar gjatë pandemisë sidomos për shkëmbimin e eksperiencës që mundësohet.
Nata e parë e festivalit u zhvillua para pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq, i cili pasi u dogj vazhdon të jetë jashtë funksionit prej vitesh.
Edicioni i 17 i Monodramës do të zgjasë 5 ditë dhe do të finalizohet në pyllin e Fazanëve.
Top Channel