Për herë të parë, gorrillat e lindura në kopsht, lindin bebe në botën e egër (fotot)

30/06/2021 18:04

Një gorillë e lindur në një kopsht zoologjik në Britani është bërë e para në botë që lind bebe pas lirimit në botën e egër.

15 vjeçari Djongo dhe partnerja e tij Mayombe, 13 vjeçe, kanë hyrë në histori me beben e tyre që lindi të hënën në Gabon.

Lajmi është ngritur lart nga ekspertët duke u quajtur “moment thelbësor për ruajtjen e botës së egër”.

Lindja e bebes gorrillë në parkun kombëtar të Bateke Plateau ndryshon shumë nga lindja e prindërve të tij.

Djongo lindi në rezervatin britanik Port Lympne në Kent, para se të lirohej në botën e egër në Gabon në vitin 2013 bashkë me babanë e tij Djala, i cili nga ana tjetër, ishte një jetim i lindur në botën e egër, familja e të cilit ishte vrarë nga gjuetarët ilegalë, që më pas e kishin abuzuar dhe atë.

Djala u shpëtua nga grupi i bamirësisë se kafsheve Aspinall Foundation në vitin 1986, dhe dy meshkujt u lëshuan në botën e egër si pjesë e një projekti të mbështetur nga fondacioni.

Ndërsa Mayombe kishte lindur në kopshtin zoologjik francez ZooParc de Beauval in Saint-Aignan, dhe u lirua në Gabon në 2019 pas një bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Bebja e re është duke u monitoruar nga kujdestarët e rezervatit dhe i vogli ndiqet rregullisht nga kamerat e instaluara në park. Nuk është ende e qartë nëse bebja është mashkull apo femër.

Fondacioni Aspinall beson se Mayombe e Djongo janë çifti i parë i gorillave që lindin në kopshte të mbyllura dhe çiftohen me sukses në botën e egër.

Kreu i projektit Damian Aspinall tha: ‘”Ky është një moment thelbësor për ruajtjen e botës së egër, dhe një ditë shumë emocionale për grupin tonë”.

“Tridhjetë vjet më parë ne shpëtuam babanë e Djongo dhe bëmë që të vazhdojë linja e kësaj familjeje pas humbjes së prindërve të tij”.

“Ndërsa sot festojmë faktin se është e mundur për një të ardhme më të mirë për speciet e rrezikuara, falë punës së bërë”.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA