Një grua e tmerruar ka xhiruar momentet kur sipas saj, një burrë i armatosur me thikë ka hyrë në apartamentin e saj dhe tentoi ta përdhunonte.
Gruaja e guximshme ishte e aftë ta luftonte sulmuesin dhe prej atëhere ka shpërndarë pamjet në llogarinë e saj në Instagram, me qëllim të paralajmërojë njerëz të tjerë, ose ndoshta për të tërhequr pak vëmendje.
Studentja e psikologjisë Sara Quintero, 25 vjeçe, ishte në shtëpinë e saj në qytetin Apartado në veri të Kolumbisë.
Nëna e një fëmije po filmonte realizimin e një detyre të universitetit, kur papritur shihet që ulëret kur i huaji hyn në shtëpinë e saj.
Burri që mban një thikë të vogël drejtuar nga gruaja, e urdhëron të ulet në gjunjë dhe më pas të shtrihet në krevat, por vajza refuzon, raprton e përditshmja vendase La Piragua .
Gjatë përleshjes fizike, ai e drejton atë në një tjetër dhomë, ku në sfond dëgjohen ulërimat e gruas.
Por cuditerisht disa momente më vonë ajo kthehet vetëm dhe fik kameran.
Më vonë për mediat vendase vajza tha: ”Ai u përpoq të më puthte dhe nuk më lëshonte, më tha se do të më vriste”.
Gruaja shtonte se ishte e lumtur që fëmija i saj nuk ishte në shtëpi dhe insistonte se “akti ishte i paramenduar”..
Mediat lokale pretendonin se i dyshuar për ngjarjen është 22-vjeçar që po trajtohet në spitalin psikiatrik.
Vajza shpërndau videon e saj 11-minutëshe në llogarinë ne e Instagram e cila tashme është shikuar 3 milionë herë.
Në komente gruaja shkruante: ”Ai hyri në shtëpinë time për të më përdhunuar! Çdo gjë është regjistruar sepse po filmoja një video për detyrën e universitetit. Por më shpëtoi Zoti i bekuar pasi unë gjithmonë luftoj për jetën time dhe integritetin tim fizik. Arrita të shpëtoj sepse u largova prej tij dhe e shtyva poshtë shkallëve”.
Policia tha se ishin duke studiuar provat e dhëna nga gruaja dhe videon e sulmit të mundshëm te raportuar.
Top Channel