Gratë zhvishen ‘topless’ për banjë në shatërvanët e New York, në paradën e shthurrur të lesbikeve (fotot)

29/06/2021 20:08

Dhjetra gra dolën dje ‘topless’ në marshimin e përvitshëm te lesbikeve në New York City, megjithse kufizimet e koronavirusit janë ende në fuqi.

Celebrimi i njohur si ‘Dyke March’ përfundoi me grupe femrash gjysmë të zhveshura që freskoheshin në shatërvanin e sheshit Washington Square.

Eventi u rihap që prej anullimit prej pandemisë në mars 2020.

Organizatorët e përshkruanin atë si “marshin proteste e jo një paradë”.

Para vitit 1992, zhveshja ‘topless’ në New York ishte ilegale, por vendimi u ndryshua nga gjykata e apelit që deklaroi se “lakuriqësia nuk mund të përdoret për qëllime komerciale”.

Burime të policisë së New York thanë se megjithse kufizimet e pandemisë parashikojnë mbylljen në mesnatë, po bëhej një përjashtim për Paradën e homoskesualeve.

Gjithsesi videot e shperndara tregonin grupe të mëdha oficerësh policie që më vonë rrethuan paradën dhe disa përleshje shpërthyen pas tentativave për shpërndarjen e saj.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA