Tragjedi në SHBA/ 11-vjeçarja qëllon për vdekje të vëllanë 15 vjeçar, autoritetet nisin hetimet
Një problem në një frigorifer në Estoni, ka dëmtuar më shumë se 68,000 doza të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, javën e kaluar, pasi temperatura është rritur në 15 gradë Celsius, ka thënë Bordi Shëndetësor në këtë shtet.
Sistemi i alarmit nuk ka identifikuar problemin, që ka zgjatur më shumë se 12 orë, dhe është vërejtur vetëm pasi një person ka hyrë në dhomën e ftohtë.
Vaksina e kompanisë AstraZeneca duhet të mbahet në temperaturë 2-8 gradë Celsius.
Të paktën 32,000 doza të vaksinave tjera janë asgjësuar po ashtu.
“Raste të tilla janë të papranueshme”, ka thënë Kati Kusmin, udhëheqëse e kompanisë që ka hetuar incidentin.
Vaksinat e shkatërruara veçse ishin ndarë si donacione jashtë Estonisë, andaj programi i vaksinimit nuk është ngadalësuar, ka thënë transmtuesi publik i Estonisë.
Estonia ka vaksinuar 50.4 për qind të popullsisë me të paktën një dozë të vaksinës, më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 58.7 për qind./ REL
Top Channel