Kryeministri Edi Rama është shfaqur në mbështetje të policisë ditën e sotme duke theksuar se askush që ofendon forcat blu nuk mund t’ia hedhë lehtë pa u përballur me pasojat që e presin.
Referuar rastit të kallëzimit në Prokurori të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Nderu nga dy policë, ku sipas tyre nuk i ka lënë të kryenin detyrën kryeministri thekson se s’ka asnjë tolerim.
“Kur vjen puna për ofendimin e policisë askush nuk ka të drejtë e s’mund t’ia hedhë lehtë pa u përballur . Ofendimi i policisë është bërë shumë i përdorshëm. Unë do shqetësohesha nëse policia apo strukturat nuk do të kishin ndjekur rrugën ligjore. Të gjithë mund të gabojnë dhe të gjithë do përgjigjen për gabimet e tyre. Në këtë rast s’kemi një tolerim që një zyrtar i lartë ofendon një grup punonjësish policie. Ofendimi që i bëhet është mungesa e mbështetjes dhe ofendimi i përditshëm. përmbytja e opinionit me gjysmë të vërteta që janë gënjeshtra të mëdha”, tha Rama.
Top Channel