Berisha vizitë në Austri, Kryetari i Partisë Demokratike bisedë me Kancelarin Christian Stocker

01/07/2026 12:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë Asamblesë Politike të PPE-së të zhvilluar në Vjenë, ka zhvilluar një bisedë edhe me kancelarin e Asutrisë, Christian Stocker, i cili ishte dhe spikeri kryesor në asamble.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryetari i PD-së shkruan se, biseda ishte e përzemërt.

“Bisedë e shkurtër dhe e përzemërt me Kancelarin e Austrisë në Vienë Christian Stocker i cili ishte dhe spiker kryesor në Asamblenë Politike të EPP”, shkruan kreu i PD-së Sali Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale, ndërsa e shoqëron dhe me foto të takimit.

Top Channel