Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP).

Pjetri u vendos në krye të ATP, duke zëvendësuar Benard Palaj.

Prezantimi i tij u bë nga ministri Toni Gogu, i cili u shpreh “Puna që bëni nuk është thjesht trajtim dosjesh. Është një proces që rikthen besimin te ligji dhe institucionet, duke u dhënë qytetarëve shpresën se shteti funksionon“.

Valdrin Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Financë-Kontabilitet dhe zotëron një master të nivelit të dytë në Lidership.

Karriera e tij në administratën publike përfshin disa funksione drejtuese. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e administratorit pranë Ministrisë së Financave. Në periudhën 2014–2017 ka qenë drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vitin 2018 është emëruar drejtor i Hipotekës së Tiranës, ndërsa në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e kryeregjistruesit dhe më pas atë të prefektit të Qarkut Shkodër.

Që prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e administratorit të AMI pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

Top Channel