Ylli i TikTok ‘i fal’ vajzës celularin e ri në ‘videon prekëse’, ia rrëmben nga dora sapo fiken kamerat

28/06/2021 17:44

Një model i famshëm në rrjetet sociale të Ukrainës ka marrë një fushatë të gjerë urrejtjeje pasi u shikua duke bërë shakara mizore me një ndjekësen të tij të vogël.

Alexander Voloshin filmohej në pamje duke përqafuar vajzën për t’i ofruar asaj çmimin e një celulari të ri, por a ia rrëmben përsëri nga dora sapo kamerat fiken pas përfundimit të klipit publicitar.

Voloshin reklamonte videon si “takim prekës” me vajzën e vogël në TikTok, por nuk përmendte asgjë nga fundi mizor i historisë.

Por për fat nëna e vajzës kishte vazhduar regjistrimin duke përfshire dhe fundin mizor pas mbylljes së pjesës ‘pozitive’ të gënjeshtrës.

Në pamjet origjinale shihet Voloshin, i cili tashmë është pezulluar nga llogaria e tij, që del nëpër rrugët e kryeqytetit Kiev me një telefon të shtrenjtë në dorë ende brenda ambalazhit, i cili u afrohet grupeve të ndryshme për të biseduar.

Më pas ai i flet një vajze të vogël të emociouar që është me nënën e saj dhe ia jep celularin e ri, siç duket në formë dhurate.

Vajza duket e lumturuar, dhe pasi shikon nga e ëma për aprovim, e pranon dhuratën.

Ajo dhe Voloshin përqafohen më pas të lumtur, duke shënuar fundin e shfaqjes emocionale.

Por në fakt kjo nuk ishte fundi i bashkëveprimit të tyre, siç tregonte më pas nëna e nervozuar e vajzës.

Pamjet e gruas të shpërndara tashmë në rrjetet sociale, tregojnë Voloshin që më pas i kërkon vajzës t’i kthejë telefonin duke u justifikuar se ishte vetëm një lojë, dhe fytyra e të voglës transformohet në një hidhërim të plotë.

Ndërsa nëna e saj dëgjohet që thotë vazhdimisht “Jo” duke i shpjeguar ‘yllit’ të TikTok se nëse e bën këtë vajza e saj do të qajë.

Voloshin më pas kërcënon të lajmërojë policinë për të zgjidhur çështjen, duke insistuar se celulari ishte vetëm një “aksesor për videon” – teksa tërheq me forcë kutinë e celularit nga dora e fëmijës së shtangur.

Më pas ai i ofron vajzës para (2,000 rvnia – rreth $60) për të kthyer celularin por nëna e saj përsëri refuzon.

FOTO GALERI
2/3
Por a ia rrëmben përsëri nga dora sapo kamerat fiken pas përfundimit të klipit publicitar.

Top Channel