Diga energjitike e dytë më e madhe e botës, hyn në funksion në Kinë (fotot)

28/06/2021 19:20

Kina nisi sot operimin e stacionit hidro-energjtik të dytë më të madh në botë, të cilin zyrtarët lavdëronin si një hap madhor drejt objektivave ambjentaliste të Pekinit.

Diga Baihetan, 289 metra e lartë në jugperëndim të Kinës, e dyta më e madhe vetëm pas  digës po ashtu kineze të Tre Grykave, nisi sot operacione të pjesshme të prodhimit. Ajo bllokon një grykë në pjesën e sipërme të lumit Yangtze, më i gjati në Kinë, në rajonin kufitar mes provincave Yunnan e Sichuan.

Baihetan është ndërtuar me një kapacitet total prej 16,000 megavat energji, që do të thotë se në kulmin e saj mund të sigurojë energji për të paktën 500,000 njerëz, sipas rrjetit shtetëror vendas CCTV.

Vendi ka nisur prej disa vitesh një fushatë ndërtimesh hidroenergjitike teksa tenton të arrijë objektivat energjitike për popullatën më të madhe të botës.

Presidenti Xi Jinping tha se shpreson që impjanti i ri “të japë kontribute të mëdha drejt neutralitetiti të emetimeve të karbonit të vendit”.

Inaugurimi i Baihetan koinçidon me celebrimet e 100-vjetorit të partisë komuniste kineze kësaj jave.

FOTO GALERI
2/5
Brenda impjantit gjigand punonjesit duhet te levizin me bicikleta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA