Protesta masive anti-qeveritare, anti-kufizime në Londër, vijojnë gjithë fundjavën (fotot)

26/06/2021 20:19

Mijëra protestues marshonin sot në qendër të Londrës me parrulla kundër qeverisë konservatore, kundër kufizimeve të pandemisë dhe kundër vaksinimeve.

Policia e qytetit përgatitet për një fundjavë të zhurmshme teksa pritet të zhvillohen protesta të mëdha kundër shtrengimeve financiare dhe në ndërgjegjësim të ndryshimeve klimatike.

Kryeministri Boris Johnson vendosi kohët e fundit të shtyjë rihapjen e Britanisë deri më vonë muajin që vjen dhe kjo bëri që mijëra të dalin për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Mediat thonin se pjesëmarja ishte në disa mijëra, për të mos thënë disa dhjetëra mijëra njerëz.

Turma aktivistësh mjedisorë kundër ndryshimeve klimatike, gjithashtu marshonin në qytet edhe pse më të vogla se ato anti-kufizime.

Shumë anëtarë të biznesit të muzikës e klubeve të natës protestonin teksa prej marsit të vitit të kaluar, 40% të diskotekave raportohet se kanë falimentuar.

Dje mes grupeve protestuese kishte aktivistë pro-Palestinë dhe të grupit Black Lives Matter.

Policia tha dje se kishte bërë 12 arrestime si “veprim parandalues ndaj dëmtimit të pronës dhe aktivitetit kriminal”.

FOTO GALERI
2/10
Mediat thonin se pjesëmarja ishte në disa mijëra, për të mos thënë disa dhjetëra mijëra njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA