Tornado vrasës shkatërron fshatrat e Çekisë me breshër si ‘topa tenisi’ (fotot)

25/06/2021 17:41

Një tornado i fuqishëm ka mësyrë sot mes disa fshatrave në Republikën Çeke duke vrarë të paktën pesë njerëz e duke plagosur më shumë se 150 të tjerë.

Stuhia e mëngjesit të sotëm ngriti lart çatitë e shtëpive në zonat juglindore të Breclav e Hodonin, çrrënjosi pemë dhe përmbysi makina.

Erërat me shpejtësi të paktën 219km/orë u regjistruan në zonat më të prekura, ndërsa dëmet e shkaktuara bënin që vendet të dukeshin si zona lufte.

“Është si një ferr,” tha guvernatori rajonal i Moravia, Jan Grolich.

Kokrra breshëri me masë sa një top tenisi ishin raportuar të binin, teksa një seri fshatrash raportonin dëme të mëdha në një korridor prej të paktën 25km të gjatë, nga Breclav drejt Hodonin në verilindje.

Në fshatin e Valtice, kryebashkiaku Pavel Trojan tha se thuajse çdo ndërtesë është dëmtuar nga bombardimi i breshërit.

Qeveria tha se rreth 1,000 ndertesa ishin prekur nga stuhia dhe autoritetet po punonin për akomodimin e njerëzve të cilëve u ishin shkatërruar catitë e shtëpive.

Michaela Bothová, zëdhënësja e shërbimeve të shpëtimit të Moravisë së Jugut tha se numri i viktimave kishte arritur në pesë njerëz.

Në disa prej pamjeve shiheshin imazhe apokaliptike me makina të flakura si lodra mbi rrënoja druri e hekuri.

FOTO GALERI
2/7
Pasojat pershkruheshin nga vendasit si apokaliptike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA