Beteja për zgjedhjet e vendore te 2019 pritet te mbërrijë shumë shpejt në dyert e Venecias.
Në një kohë që palët në proces po përgatisin pyetjet për arbitrin ndërkombëtar reagoi për herë të parë edhe Ilir Meta përmes një video mesazhi ku rendit 10 fakte pse dy vite me parë nuk pati zgjedhje, por votime.
Si argument kryesor Presidenti përmend faktin se në 35 Bashki pati vetëm një kandidat duke i mohuar 57.3% të shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur.
“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë. Kurrë më votime moniste në Shqipëri!”.
Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një dekrete vendosi anulimin e datës së zgjedhjeve lokale 2019 ndërsa PD-LSI protestonin ne bulevard.
Top Channel