I riu merr qenin e tij ujk në udhëtimet e aventurës, në vend që ta lërë në kopsht (fotot)

25/06/2021 21:23

Loki nuk është një nga qentë tipikë që mund të hasni shpesh, ai është një haski i përzier me ujk Arktik por mbi të gjitha kryen aventura të pabesueshme me pronarin e tij Kelly Lund.

Kelly është një profesionist aventurash e udhëtimesh natyrore dhe beson se qentë nuk janë bërë për t’u mbajtur të mbyllur në kopsht, por për të dalë e shijuar botën.

Ai shpreson që edhe njerëz të tjerë të dalin dhe të eksplorojnë botën duke krijuar kujtime të tilla të bukura me kafshët e tyre shtëpiake.

Kelly ka krijuar gjithashtu një logari në Instagram për qenin e tij Loki ku shfaq bëma e tij në vendndodhje të ndryshme, të cilat i kanë grumbulluar më shumë se 2 milionë ndjekës.

Në foto që ata shpërndajnë shihet sesa zbaviten së bashku në pushimet e aventurës.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel