Loki nuk është një nga qentë tipikë që mund të hasni shpesh, ai është një haski i përzier me ujk Arktik por mbi të gjitha kryen aventura të pabesueshme me pronarin e tij Kelly Lund.
Kelly është një profesionist aventurash e udhëtimesh natyrore dhe beson se qentë nuk janë bërë për t’u mbajtur të mbyllur në kopsht, por për të dalë e shijuar botën.
Ai shpreson që edhe njerëz të tjerë të dalin dhe të eksplorojnë botën duke krijuar kujtime të tilla të bukura me kafshët e tyre shtëpiake.
Kelly ka krijuar gjithashtu një logari në Instagram për qenin e tij Loki ku shfaq bëma e tij në vendndodhje të ndryshme, të cilat i kanë grumbulluar më shumë se 2 milionë ndjekës.
Në foto që ata shpërndajnë shihet sesa zbaviten së bashku në pushimet e aventurës.
Top Channel