Mashtrimi i madh me kriptomonedhat/ Dy vëllezër afrikanë zhduken me 3.6 mld dollarë

24/06/2021 12:22

Dy vëllezër afrikanë janë zhdukur së bashku me 69 mijë kriptmonedhat e tyre Bitcoin që kapnin vlerën e 3.6 bilion dollarëve apo rreth 5 miliardë lekëve.

Dy vëllezërit, administratorë të kompanisë AfriCypt, nuk gjenden prej muajsh dhe çështja i ka kaluar njësisë speciale të policisë Afrikano-Jugore “Hawks”, që ka filluar kërkimin e tyre.

Ky është edhe mashtrimi më i madh në botën e kriptmonedhave deri më tani. Mashtrimi filloi në prillin e vitit të kaluar, kur Bitcoin ishte në nivelet më të larta të çmimit dhe administratorët Raees and Ameer Cajee njoftonin klientët se ishin bërë pesë e një sulmi kibernetik dhe se hakerat kishin vjedhur paratë e tyre.

Kjo alarmoi investitorët, të cilët ngritën akuza ligjore dhe një investigim filloi mbi kompaninë, ku u zbulua se fondet e klientëve ishin transferuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme duke i bërë ato të pagjurmueshme.

Dy vëllezërit ishin edhe rast suksesi në Afrikën e Jugut, sepse në moshë fare të re kishin themeluar një kompani që vlerësohej në bilionë dollarë. Incidenti ka nxitur ligjvënësit të vënë rregulla më të forta në botën e kriptomonedhave.

Kina gjithashtu ka urdhëruar ndalimin e të gjitha operacioneve me Bitcoin si dhe të personave që bëjnë “mining”, që janë të rëndësishëm për verifikimin e transaksioneve dhe prodhimin e monedhave të reja.

Çmimi i Bitcoin ka shkuar poshtë 30 mijë dollarë dhe është në nivelet më të ulëta që prej muajit mars të 2020-ës, duke fshirë nga tregu bilionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA