Luani vjen ‘i paftuar’ në pik-nik-un luksoz në parkun natyror (fotot)

24/06/2021 19:47

Të shikosh luanë në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut është diçka relativisht e rrallë, por kohët e fundit disa pushues u mahnitën kur një luan mashkull erdhi ‘të bashkohej’ me ta për një pik-nik në ambjent të hapur.

Stafi ishin duke përgatitur tavolinën e një bufeje luksoze në kohën e perëndimit të diellit, kur një nga luanët e parkut erdhi pa pyetur askënd në tavolinë, i tërhequr nga era e ushqimit.

Grupi menjëherë u larguan drejt automjeteve të tyre për siguri duke lënë luanin madhështor të nuhaste rrotull tavolinës.

Me siguri predatori ishte tërhequr nga era e biftekut në tavolinë dhe jo nga pijet alkoolilke.

Por pasi pa njëherë shpejt e shpejt rrotull, luani u rikthye te bimësia e pyllit pa prekur asgjë.

Mes grupit ishte një ekspert luanësh që pa se kafsha vërtet u largua dhe nuk kishte rrezik të vazhdonte koktejli.

Guida turitike vendase Chris Taylor arriti të merrte pamjet dhe një video të shkurtër.

“Me të ftuarit në fjalë, restoranti vendosi t’u bënte një favor dhe të shtronte një darkë në ambjent të hapur pasi ishte nata e fundit. Por ata nuk dinin gjë se një i fuar i veçantë do të afrohej atë mbrëmje.”

“Ne ishim ulur të gjithë dhe pamë sesi u afrua, ndaloi për disa sekonda dhe më pas vazhdoi rrugën e tij. Edhe kafshë të tjera ishin afruar më parë por në një distancë kaq të afërt”, tha Taylor.

FOTO GALERI
2/4
Stafi ishin duke përgatitur tavolinën e një bufeje luksoze në kohën e perëndimit të diellit, kur një nga luanët e parkut erdhi pa pyetur askënd në tavolinë

Top Channel