Shtrohet në psikiatri gruaja që pretendoi linden e dhjetë bebeve njëherësh (fotot)

23/06/2021 17:42

Një grua që pretendoi lindjen e dhjetë bebeve njëherësh është shtruar në repartin spikiatrik të spitalit.

37 vjecarja afrikano’jugore Gosiame Thamara Sithole, ishte në faqet e para të gazetave me pretendimin që thyente çdo rekord për lindjet e shumëfishta, megjithse ka ende spekulime nëse ajo ishte vërtet shtatzënë me dhjetë-njakët.

Tashmë gruaja është shtruar në repartin e sëmundjeve psikiatrike në spitalin e Tembisa në Johannesburg dhe po ekzaminohet nga një grup doktorësh, shkruan e përditshmja vendase Eyewitness News.

Një burim tha për gazetën: “Vlerësimet mjekësore tregojnë se nuk ka pasur shtatzani, pasi nuk ka shenja fizike për të treguar një prerje çezariane të kohëve të fundit”.

“Ajo refuzonte të dërgohej për një ekzaminim psikiatrik pasi besonte se ishte e shëndoshë mendërish. Por më pas unë e shoqërova për në spitalin e Tembisa kur ata e morën menjëherë për ta cuar në reapartin 14, që është psikiatria.

“Ata më thanë se do ta mbanin aty, dhe se nuk do të kejohej grupi i avokatëve he psikologëve që gruaja kishte kërkuar°.

Vizita në spital është kthesa më e fundit e sagës së çuitshme, që hedh të tjera dyshime mbi lindjen e dhjetëfishtë, nga gruaja dhe babai i supozuar Tobega Tsotetsi.

New York Post raportonte mbi cështjen: “Ai (Tebega) ka bërë disa tentativa për të vizituar gruan, e cila nuk tregon për vendndodhjen apo gjendjen shëndetësore të bebeve të saj.”

“Familja ka arritur në konkluzionin se nuk ka dhjetënjakë të lindur nga Tebogo Tsotetsi e Gosiame Sithole derisa të provohet e kundërta, dhe kërkon ndjesë për konfuzion apo siklet të krijuar”, shtonin ata.

Edhe zyrtarët lokalë të shëndetësisë thonë se nuk kanë të dhëna për lindjen në spitalet e zonës, por disa nga të afërmit e Sithole vijojnë të thotë se ajo ka kryer lindjen e shumëfishtë rekord.

Mbajtësja e rekordit të mëparshëm Nady Suleman ka liandur tetë fëmijë njëherësh në 2009, ndërsa Halima Cisse, ishte gruaja nga Mali që  lindi shtatë binjakë në një spital fëmijësh në Marok muajin që shkoi.

FOTO GALERI
3/3
Familja ka arritur në konkluzionin se nuk ka dhjetënjakë të lindur nga Tebogo Tsotetsi e Gosiame Sithole derisa të provohet e kundërta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA