Pamjet dramatike të përplasjes/ Rusia lëshon bomba para luftanijes britanike në Krime (fotot)

23/06/2021 19:23

Një luftanije ruse ka qëlluar në formë paralajmërimi ndaj një luftanijeje britanike në ujërat pranë Krinesë, ndërsa dy avionë Su-24 lëshuan katër bomba në veriperëndim të detit të Zi, njoftonin zyrtarët.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se paralajmërimet u bënë kur luftanija britanike kishte hyrë të paktën dy milje brenda ujërave territoriale të Rusisë dhe nuk kishte reaguar ndaj paralajmërimeve në radio.

Anija patruluese ruse dhe avionët gjuajtës kishin kryer të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike HMS Defender ndërsa në Moskë ishte thirrur atasheu britanik i mborjtjes.

Rusia tha se anijet britnaike kishin hyrë në ujërat e saj në ora 11:52 paradite duke udhëtuar 3km në bredësi të kurifit drejt Cape Fiolent, në Krime. Gadishulli nuk njihet si tokë ruse nga Britania.

Disa minuta më vonë, në 12:23 kuftanija kishte dalë nga territori rus.

“Luftanija ishte paralajmëruar se do të përdoreshin armët nëse kalon kufirin territorial deh prej saj nuk kishte reagim°, tha në një deklaratë minsitria ruse e mbrojtjes.

Ministria britnaike e mbrojtjes nuk pranonte se ishte dëbuar nga ujërat pranë Krinesë, Ajo tha: “Mjeti po kryente një kalim të pafajshm në ujërat teritoriale të Ukrainës, në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ne besojmë se rusët po kryenin manovra ushtarake, për të cilat ata kishin njoftuar komunitetin detar”.

Ministri britnaik i mbrojtjes Ben Wallace tha se luftanija britanike ishte shoqëruar nga mjetet ruse “siç ndodh zakonisht, për të njoftuar manovrat detare”.

Luftanija britanike ishte pjesë e grupit të aeroplanmbajtëses drejt zonës së Indo-Paqësorit. Më herët ishte njoftuar se ajo do të “shkëputej nga grupi për të kryer një seri misionesh në Detin e Zi”.

FOTO GALERI
3/3
Anija patruluese ruse dhe avionët gjuajtës kishin kryer të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike HMS Defender

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA