Aeroplanmbajtësja britanike nis në luftë F35 amerikanë, e para herë që prej Luftës II Botërore

23/06/2021 14:21

Avionë luftarakë të marinës amerikane u ngritën nga një aeroplanmbajtëse britanike për misionet e tyre në Lindjen e Mesme, hera e parë kjo që prej Luftës së Dytë Botërore që bombardues amerikane shkojnë në luftime në një luftanije të huaj.

Misionet kundër ISIS, nga sa konfirmoi Ministria britanike e mbrojtjes, përbënë dhe të parën herë që përdoret për qëllime luftarake aeroplanmbajtësja e re e Anglisë, HMS Queen Elizabeth, anija më e madhe që Flota Mbretërore ka pasur ndonjëherë në det, si dhe veprimin e parë luftarak për një transportues të tillë britanik prej një dekade.

Kapiteni James Blackmore tha se hera e fundit që bombarduesit amerikane kanë fluturuar me misione luftarake nga një aeroplanmbajtëse e huaj ka qenë në 1943, kur u dërguan në jug të Paqësorit po me një aeroplanmbajtëse britanike, HMS Victorius. Avionëve amerikanë F-35B, që veprojnë kundër ISIS u bashkuan edhe ata britanikë në mbështetje të operacionit anglez Shafer dhe atij amerikan, Inherent Resolve.

Ne total, 18 F-35B janë transportuar në bordin e Queen Elizabeth-es 65,000 tonëshe, numri më i madh i avionëve te avansuar luftarakë të vendosur ndonjëherë në një anije.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA