Mijëra notarë të zhveshur bëjnë banjën e ftohtë të solsticit të dimrit, në Tasmani të Australisë (fotot)

22/06/2021 21:42

Më shumë se 1,500 notarë të zhveshur sfiduan dje temperaturat e ulëta për banjën tradicionale të agimit, në celebrimin e solsticit të dimrit në Australi, të quajtur 2021 Dark Mofo Nude.

Temperatura e ajrit në plazhin e Long Beach, Hobart ku u zhvillua eventi, ishte vetëm 3C kurse temperatura e ujit rreth 13C — por kjo nuk i dekurajoi turmat e notarëve të guximshëm të zhvisheshin e te nisnin banjen duke vrapuar. Zakonisht eventi tërheq numra më të mëdhenj entuziastësh por sivjet masa e tyre ishte kufizuar në vetëm 1,500.

Organizatorët thanë se numri maksimal i pjesëmarrësve u arrit për gjysmë ore pas hapjes së regjistrimeve.

Brady, 31 vjeç, nga Brisbane, tha: “Kur futesh në ujë, vetëm vrapon duke ulëritur. Nuk e ndjen shumë ftohtësinë deri kur është tepër vonë për të rezistuar”.

Ndërsa Portia Predny, nga Sydney, shtoi: “Unë mezi e prisja që prej fillimit, që kur mësova se do të kishim banjën e Solsticit sivjet”.

FOTO GALERI
7/9
Organizatorët thanë se numri maksimal i pjesëmarrësve u arrit për gjysmë ore pas hapjes së regjistrimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA