I nxehti në Romë/ E reja futet komplet e zhveshur në shatërvanin pranë Parlamentit (foto shokuese)

22/06/2021 16:16

Ky është momenti kur një vajzë e re në kryeqytetin italian, pasi ankohet për nxehtësinë e motit, heq të gjitha rrobat dhe futet e zhveshur në një shatërvan publik pranë parlamentit të vendit, duke shokuar kalimtarët dhe organet e rendit.

Vajza bëri disa xhiro e zhveshur rreth shatërvanit Piazza Colonna, thuaje ngjitur me parlamentin italian në Romë, para se të dëbohej nga policia.

Pas vërejtjes së oficerëve e reja mbledh rrobat dhe me buzëqeshje ndaj policëve nis të vishet.

Pamjet u xhiruan gjithashtu edhe nga turistët, teksa vajza e zhveshur hyn e del duke u freskuar në ujin e shatërvanit, vetëm disa metra larg zyrës së kryeministrit në Palazzo Chigi.

Mediat lokale raportonin se gruaja e paidentifikuar ishte dhe ajo një turiste dhe ishte ankuar me heret për valën e të nxehtit që ka përfshirë qytetin. Për ta arritur qëllimin e saj ajo kapërceu disa barriera të vendosura nga policia ndërsa dëshmitarët thanë se zhytja e saj ishte pjesë e një loje guximi që po zhvillonte me shokët.

Nuk kishte informacione nëse e reja u gjobit për aktivitetin e saj të paautorizuar.

FOTO GALERI
2/5
E reja ka shokuar kalimtarët dhe organet e rendit

Top Channel