Gruaja nga Singapori burgoset 30 vjet për torturat e vrasjen e punonjëses shtëpiake nga Mianmar (fotot)

22/06/2021 17:20
Gaiyathiri Murugayan ne mes, duke u shoqeruar

Një grua që linte pa ushqim, rrihte dhe përfundimisht vrau shërbëtoren e saj shtëpiake është burgosur për 30 vjet dje në Singapor, në rastin e përshkruar si “nga vrasjet më të rënda” në vend.

Qyteti super-i pasur ka rreth 250,000 shërbëtorë shtëpiakë që vijnë nga vendet më të varfra aziatike si Mianmar, Indonezia apo Filipinet, dhe keqtrajtimet e tyre janë të zakonshme.

Por abuzimi i shkaktuar ndaj qytetares së Mianmar, Piang Ngaih Don, 24 vjeçe, ishte veçanërisht i tmerrshëm dhe i regjistruar në kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpinë e familjes. Punonjësja shtëpiake shkelej me këmbë nga e zonja, shtrengohej në fyt, rrihej me fshesa apo dhe me hekur të nxehtë, sipas dokumenteve të gjyqit.

E ndjera Piang Ngaih Don peshonte vetem 24 kg kur vdiq nga plagët në 2016.

Prokurorët i quanin veprimet e Gaiyathiri Murugayan, bashkëshortja e një polici, “të liga dhe çnjerëzore”.

Rasti ishte një nga më të reklamuarat të abuzimit me shërbëtoret e shtëpisë në qytet-shtetin e pasur.

40 vjeçarja Murugayan, ka pranuar disa nga akuzat, duke përfshirë dhe vrasjen e zonjushës Piang.

Gjykatësi tha se prokurori kishe përshkruar një panoramë shokuese të mënyrës sesi 24-vjecarja ishte torturuar, turpëruar, lënë pa ngrënë dhe rrjedhimisht ishte vrarë.

Ai shtoi se ishte një nga rastet më të këqija të vrasjes me dashje, dhe se fjalët  nuk mund të përshkruajnë me saktësi nivelin e abuzimit që e reja kishte kaluar në muajt para vdekjes së saj.

Gjatë gjyqit u tha sesi Murugayan kishte nisur abuzimin ndaj Piang në vitin 2015, pak pasi ajo kishte ardhur në Singapor për punën e saj të parë jashtë vendit.

Pamjet e kamerave të sigurisë të instaluara në shtëpi tregonin disa sulme të përditshme ndaj shërbyeses, ku përfshiheshin goditje me hekurin e nxehtë të rrobave dhe përplasje nëpër mure sikur të ishte një kukull lecke”.

Në gjykatë u tha se shpesh ushqimi për Piang ishin vetëm feta buke të lagura me ujë, ushqim i ftohtë nga frigoriferi ose pak oriz.

Pas 4 muajve punë në shtëpinë e Murugayan e reja kishte humbur 15kg – ose rreth 38% të masës trupore.

Shërbyesja 24-vjeçare vdiq në korrik 2016 pasi ishte sulmuar disa orë me radhë nga Murugayan deh nëna e saj.

Autopsia tregoi se Piang kishte vdekur nga mungesa e oksigjenit në tru, pasi ishte mbytur në fyt në mënyrë të përsëritur.

Avokatët e Murugayan kërkuan reduktim të dënimit në tetë ose nëntë vjet, pasi e akuzuara vuante nga depresioni dhe çrregullimi i karakterit kompulsiv.

Bashkëshorti i saj, i cili është pezulluar nga detyra e policit, dhe e ëma e tij, përballen me disa akuza të lidhura me çështjen.

Edhe në vitin 2017 një çift u burgosën pas vdekjes nga uria të punonjëses shtëpiake nga Filipinet. Në vitin 2019, një tjetër çift u burgosën për abuzime ndaj punonjëses shtëpiake nga Mianmar.

FOTO GALERI
2/5
Abuzimi i shkaktuar ndaj qytetares së Mianmar, Piang Ngaih Don, 24 vjeçe, ishte veçanërisht i tmerrshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA