Ethet e ‘diamantëve’ që nuk ekzistonin/ Qeveria e Afrikës së Jugut thotë se gurët e zbuluar në fshat janë vetëm kuarc (fotot)

22/06/2021 16:52

Pas etheve të diamantëve që sollën mijëra njerëz duke gërrmuar në provincën KwaZulu-Natal në Afrikën e Jugut, qeveria ka thënë sot se njerëzit ‘mund të lënë mënjanë kazmat’ pasi diamantët e zbuluar janë vetëm kuarc.

Një bari i zonës hapi lajmin se po gjente përditë diamantë  disa dite me pare dhe kjo bëri që mijëra njerëz të vinin për të gërrmuar me shpresën se do të bëheshin shpejt të pasur.

Por sipas testeve, xhevahirët e zbuluar janë vetëm kuarc, që është minerali më i zakonshëm në koren e tokës.

“Testet e kryera kanë zbuluar përfundimisht se gurët e zbuluar në zonë nuk janë diamantë”, thuhej në një deklaratë të qeverisë lokale.

Vërshimi i kërkuesve ndodhinë një nga zonat më të varfra të Afrikës dhe tregon për pabarazinë ekonomike që është jashtë kontrolli në vend, shkruan BBC News.

Të varfrit që jetojnë në zonën e zbulimit të kuarceve thonë se nuk është një vend tipik për diamante por këshilli vendor i gjeoshkencës tha se po kryente studime për të përcaktuar nëse ekzistojnë minerale të tjera të rralla, që mund të ndihmojnë në luftën ndaj varfërisë.

Për momentin qeveria e Afrikës së Jugut i ka kërkuar qytetarëve të ndalojnë gërrmimin e diamantëve  pasi gërrmimet ilegale mund të kenë pasoja negative ambjentale.

FOTO GALERI
1/6
Mijëra njerëz nisën kërkimet në zonë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA