Vdes 31 vjeçarja italiane e përplasur nga monopatina teksa shëtiste në park (fotot)

21/06/2021 20:57

Ka vdekur dje në një spital në Paris, italiania Miriam Segato, 31 vjeçarja që u përplas në fillim të javës së shkuar nga një monopatinë elektrike teksa shëtiste në park. Dy vajzat që po lëviznin me mjetet elektrike u larguan pa i dhënë ndihmën dhe janë tashmë të kërkuara nga autoritetet.

E përditshmja vendase Le Parisien, shkruan se ajo ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë duke u shpallur menjëherë në “vdekje cerebrale”.

Vajza punonte si kamariere në Paris dhe po shëtiste me një shoqen e saj në anë të lumit qytetas Senë, ku nuk lejohet trafiku i mjeteve. Dëshmitarët thanë se monopatina që e goditi ecte më të gjithë shpejtësinë e mundshme.

Miriam ishte rrëzuar përtokë nga impakti dhe përplasi kokën në trotuar, kurse dy vajzat me monopatina vijuan largimin. Punonjës të barkave të lumit i dhanë të resë ndihmën e parë dhe thirrën shërbimet e emergjencës, por Miriam kishte pësuar arrest kardiak.

Mjekët e spitalit thanë se pas 30 minutash masazhim, zemra e saj kishte rinisur të rrihte, por ata ishin përsëri pesimistë.

Prokuroria e Parisit ka hapur hetimet për vrasje me dashje ndaj dy vajzave që aksidentuan të ndjerën. Një shpallje është vendosur në brigjet e lumit Senë në kërkim të informacioneve, teksa janë duke u studiuar kamerat e sigurisë.

FOTO GALERI
2/5
Dëshmitarët thanë se monopatina që e goditi ecte më të gjithë shpejtësinë e mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA