Ndodh çudia në Turqi! Gruaja feston me tupanë e surle divorcin me bashkëshortin dhunues (Pamjet)

21/06/2021 17:22

Një grua në Adana të Turqisë ka festuar divorcin e saj me gëzim të madh me tupanë edhe surle.

Çilem Ülkerler, 42-vjecarja që ishte e martuar për 18 vite me O.T. fitoi betejën ligjore ndaj ish-bashkëshortit që zgjati më pak se dy vite.

Ajo këtë lajm e ka cilësuar si fitore duke festuar me tupanë e surle, ku fqinjët ndiqnin nga afër atmosferën e krijuar në lagje.

“Si nusja vallëzon nën tingujt e tupanëve dhe surleve, unë po e bëj të njëjtën gjë pasi jam shkurorëzuar”, ka thënë Ulkerler.

E disa prej arsyeve që çuan këtë grua nga Turqia drejt shkurorëzimit, ishin problemet e shumta ekonomike dhe dhuna nga ish-bashkëshorti që i dha trauma të mëdha.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel