Gjirokastër/ Digjet masivi me shkurre mes njësive Odrie dhe Lunxhëri, shuarja e plotë mund të dojë orë të tëra
21/06/2021 21:35
Një zjarr masiv është duke djegur një sipërfaqe të gjerë me shkurre mes njësive Odrie dhe Lunxhëri në Gjirokastër.
Zjarrvënia sipas shërbimit zjarrfikës besohet se është e qëllimshme por është pikasur në kohë nga vrojtuesit.
Zjarrfikësit të ndihmuar nga grupe vullnetarësh janë duke e izoluar zjarrin aktualisht megjithatë shuarja e plotë e tij do të marrë orë të tëra tha drejtuesi i shërbimit Kujtim Bizhga.
Ky është zjarri i parë për këtë vit në Gjirokastër por fenomeni është prezent çdo vit. Zjarrvënia ndërshkohet penalisht megjithatë numri i të ndaluarve ka qenë i papërfillshëm në raport me dëmet e shkaktuara.
Top Channel