Vartësi i Belinda Ballukut sërish në SPAK, Ergys Verdho paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
23/10/2026 10:18
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dihet arsyeja pse Verdho u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa para mediave teksa linte SPAK, ai nuk dha asnjë detaj.
Pyetjes nëse ka dhënë dorëheqjen, apo se përse është thirrur sot në SPAK, ai i është përgjigjur duke qeshur: Histori tjetër.
Kjo nuk është hera e parë që shihet në dyert e SPAK. Ai është parë edhe gjatë muajve maj, qershor, por së fundmi edhe në 8 tetor.
Top Channel