Sherri mes 6-7 vajzave me origjinë shqiptare për një djalë në mes të Athinës/ Njëra nxori thikën dhe plagosi të tjerat

20/06/2021 17:16

Një sherr me thika mes 6-7 vajzave të mitura me origjinë shqiptare ndodhi mbrëmë në mes të rrugës në Athinë.

Dyshohet se shkak për konfliktin ka qenë dashuria për një djalë mes dy vajzave. Njëra prej tyre, nxori thikën dhe plagosi dy të tjerat, shkruajnë mediat greke.

Të plagosurat janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë vajza që kreu sulmin u dërgua në Departamentin e Mbrojtjes së të Miturve në Athinë, ndërsa të tjerat që ishin të pranishme u morën në pyetje për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel