Mbyti gruan në gjumë/ 20-vjeçarja ‘luftoi’ disa minuta me bashkëshortin që e mbyste me jastëk

20/06/2021 19:31

Ngjarja tragjike e 11 majit, kur piloti 32 vjecar Babis Anagnostopoulos ka mbytur bashkëshorten e tij Karolinen, vetëm 20 vjeç, ne prani te foshnjës 11 muajshe ne lagjen periferike Glyka Nera te Athinës, vazhdon te trondiste opinionin public pas zbardhjes se hollësive te tjera qe sjell raporti mjeko ligjor.

Pasi ka pohuar përfundimisht 37 dite me pas se ai është vrasësi, hidhen poshtë pretendimet e para te tij se vdekja ka ardhur pas nje konflikti verbal qe kane pasur, pasi treguesit e rrahjeve te zemrës ne orën e vajzës provojnë qe ai është përpjekur ta mbysë ne momentin kur ajo flinte, ndërsa 20 vjecarja ka luftuar rreth 6 minuta,por nuk ka mundur ti beje balle fuqisë mashkullore.

Gjithashtu ne deponimin e tij te fundit 32 vjecari ka filluar te ndryshoje disa prej pohimeve te tij fillestare duke pranuar se si u lidh vete, se si lajmëroi policinë duke përdorur duart dhe jo hundën ne telefonin e tij me ane te te cilit policia ka provuar se ai nuk kishte humbur per asnjë cast ndjenjat.

Për më tepër, pritet me interes vendimi i prokurorit për kujdestarinë e foshnjës, ndërkohe qe i ati ka kërkuar qe ta rrisin prindërit e tij dhe te Karolinen.

Megjithëse ne gjendje te shokuar, ka deponuar ne polici edhe nena e vajzes 20 vjecare , te cilin vrasësi ka përqafuar disa here ne ceremoninë përkujtimore vetëm pak caste para se ti hidhnin prangat.

Sipas saj kurrë nuk kishte dyshuar se dhëndri ishte vrasësi i vajzës, megjithëse ka shume dëshmi qe pohojnë një lidhje te çuditshme te këtij çifti.

Shume media e specialiste analizojnë orët e fundit fillimin e kësaj lidhje qe ne moshën 14 vjecare te vajzës, martesën e tyre te shpejte jashtë Greqisë, lindjen e fëmijës se pare, abortimin e një shtatzënie te dyte, problemet psikologjike te vajzës apo largimin e saj nga shkolla dhe shoqëria sic dëshmon edhe shoqja e saj e ngushte, probleme te cilat vajza fatkeqe i mbante te fshehura.

Madje, psikologia, te cilën vizitonte çifti ne fjale, ka dëshmuar se 20 vjecarja i kishte shprehur deshiren se kërkonte te largohej nga shtëpia ku jetonte.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA