Lindje cezariane në SHBA/ Foshnjes i çajnë me gërshërë fytyrën!

20/06/2021 14:56

U deshën 13 qepje për të mbyllur të carën e thellë në faqen e majtë të një foshnjeje në Denver të Kolorados që erdhi në jetë me lindje cezariane.

Të afërmit e vajzës së porsalindur janë të tronditur.  “Mbesa ime sapo lindi ka nevojë për kirurg plastik, kjo është e tmerrshme”, tha gjyshi i vogëlushes, Walter Williams për Fox 31. Babai i foshnjes, Damarqus Williams u shpreh se vajza e tij grindet shumë dhe qan, duket që nuk është e qetë.

Sipas tij dhe nënës së fëmijës, plani ishte ai një lindjeje natyrale. Por mjekët i kishin dhënë Reazjhanas një pilulë për të përshpejtuar lindjen, thotë ajo, dhe brenda pak minutash e dërguan me urgjencë në sallë për lindje cezariane.

Pas procedurës, në vend që të gëzonin lindjen e fëmijës së tyre, çifti mbeti zemërthyer kur pa plagën shpërfytyruese të saj. Mes lotësh, familjarët kërkojnë që mjekët përgjegjës të japin llogari për ngjarjen tronditëse, një episod ky që konsiderohet vërtet tejet i rrallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA