Zjarrfikësit i bënin homazhe së fundmi mikut të tyre të dashur me katër këmbë që ngordhi pasi jetoi dhjetë vjet në stacionin kundër zjarrit në Iquique, SHBA.
Qeni ruante sendet e zjarrfikësve kur ata ishin në misionet e shpëtimit, si dhe i priste duke tundur bishtin sapo ktheheshin.
Pa dyshim që prezenca e tij kishte ndihmuar në atë që konsiderohet si nje detyrë e vështirë e stresuese.
Por për fat të keq në moshën 14, pas një periudhe shëndeti të keq, Negro ndërroi jetë.
“Këtë pasdite, një nga radhët tona është larguar nga jeta – zjarrfikësi me katër këmbë,” shkruante stacioni i zjarrfikësave në deklaratën e tyre. “Falemnderit për vitet që ke qenë me ne Negro, do të të kujtojmë gjithmonë”.
Kolegët e Negro e nderuan atë me një funeral zyrtar dhe një ceremoni të bukur, ku qeni quhej “zjarrfikës nderi”.
“Negro ishte një prej nesh, ishte pjesë e familjes. Ai ishte i respektuar, i dashur,” tha kapiteni i stacionit Jorge Tapia.
“Po i themi lamtumirë në këtë ceremoni emocionale pasi ishte një pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë. Në kujtim të Negros tonë. Kafshë besnike, mike e mbrojtëse”.
Top Channel