Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka folur pas fitores ndaj Portugalisë me rezultat 4-2.
Gjermania mori fitoren e parë në “Euro 2020”, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Francës (1-0).
Trajneri është i lumtur që skuadra e tij u kthye te fitorja, e cila sipas tij erdhi pas shumë bisedash që kishte me lojtarët.
“Ne folëm për disa gjëra ditëve të fundit. Ne ende ishim duke kërkuar ekuilibër pas ndeshjes në Francë dhe e dinim që duhej të shtonim një ingranazh për të krijuar më shumë raste për gol. Luftuan shkëlqyeshëm dhe treguan moral të madh. Ne patëm shumë sulme të mira kundër një kundërshtari vërtet të fortë”, ka thënë Low.
Gjermania tani ka 3 pikë, aq sa Portugalia, ndërsa ndeshjen e fundit e luan ndaj Hungarisë.
Top Channel