Kosova për herë të parë në Kanë/ Filmi “Pa vend” garon për “Palmën e Artë”

19/06/2021 17:38

Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend”, është në mesin e dhjetë shteteve që do të garojnë në Festivalin e Kanës.

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do të garojë për “Palmën e Artë” në garën zyrtare të festivalit prestigjioz të Kanës, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta, në kontekstin e situatës së sotme.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, regjisori Samir Karahoda thotë se kjo është një prej arritjeve më të mëdha të kinematografisë së Kosovës, pasi që filmi i tij, është prodhuar nga një ekip lokal.

Radio Evropa e Lirë: Nga afër 4 mijë filma të metrazhit të shkurtër, filmi “Pa vend” u zgjodh për garën për “Palmën e Artë” në Festivalin prestigjioz të Kanës. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Samir Karahoda: Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Është një prej arritjeve më të mëdha të kinematografisë vendore, duke përfshirë edhe ekipin, që vlen të përmendet, që është punuar me një ekip lokal. Pra, i tërë ekipi ka qenë nga Kosova. Me këtë e kemi dëshmuar se nëse bëhemi bashkë mund të arrijmë dhe të garojmë në secilin shtet të botës, sa i përket kësaj fushe.

Radio Evropa e Lirë: Sa jeni të kënaqur me mbështetjen që iu japin institucionet e Kosovës?

Samir Karahoda: Nëse e krahasojmë totalin e buxhetit të filmit tonë, një pjesë është financuar nga organizatat evropiane.
Ne kemi marrë një shumë modeste nga Qendra Kinematografike e Kosovës, që menaxhohet nga shteti. Por, mund të them që problemi më i madh është mënyra e organizimit të pagesës së këtyre fondeve që i përftojmë. Kur nuk i ke mjetet, nuk mundesh të punosh. Por, falë vullnetit të mirë që kemi si shoqëri dhe përkrahim njëri-tjetrin, kemi arritur ta bëjmë këtë film.

Me buxhetin vjetor që ka kinematografia dhe sukseset që përfiton vendi ynë, nuk krahasohen. Nuk ka një balancë të suksesit me mbështetjen. Nëse kishte me qenë një përkrahje më e madhe, atëherë sukseset kishin me qenë më të mëdha. Shumë pak filma përkrahen gjatë vitit. Për këtë arsye, institucionet duhet të bëjnë një politikë që i jep prioritet kinematografisë. Aty ku shohin sukses, promovim të vendit, atëherë në ato pika duhet të investohet.

Samir Karahoda: Teknikisht, xhirimet e filmit i kemi filluar në shtator (2020), por në tregim, në koncept kam punuar një kohë më të gjatë, diku afër një vit. Me qenë se filmi e përfshin vetëm një histori 15-20-vjeçare, pra prej pasluftës deri më sot, është dashur të punohet me kujdes pasi 15 vjet i kemi vendosur në 15 minuta.

Për 15 minuta (sa zgjat filmi) kemi xhiruar nëntë ditë, por xhirime të herëpashershme jo të pandërprera. Ajo forma të cilën unë e punoj filmin, zakonisht dua që t’i përfshij të gjitha stinët e vitit sepse tregimi është një histori e gjatë dhe është dashur të tregojmë se kanë kaluar vitet dhe tregimi vazhdon, e kështu me radhë.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë ato rrëfime që po i bëjnë përshtypje artdashësve të huaj?

Samir Karahoda: Punën që e kam si selektor i filmave në festivalin tonë DokuFest, kryesisht temat që dominojnë janë të drejtat e njerëzve, qofshin për një shoqëri të caktuar, pastaj të drejtat e femrave dhe barazisë gjinore. Në anën tjetër, numri i filmave artistikë që punohen, kryesisht kanë tema që trajtojnë të drejtat e njerëzve dhe problemet e shoqërisë në përgjithësi.
Radio Evropa e Lirë: Bosnje dhe Hercegovina është një vend që prodhon filma, të cilët jo

Radio Evropa e Lirë: A prisni të fitoni “Palmën e Artë”?

Samir Karahoda: Meqenëse vetëm dhjetë filma janë përzgjedhur nga afër 4 mijë filmave, mendoj se do të jetë një konkurrencë e fortë. Unë i qëndroj besnik filmit tonë, pasi që e kam punuar me përkushtim. Është një vepër që ka vlera, qoftë artistike, qoftë në përmbajtje të filmit, por nuk mund të them asgjë pasi që nuk i kam parë filmat tjera. Por, shpresat i kemi, shanset i kemi pasi që 10 përqindëshin e kemi të siguruar. I mbetet jurisë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA